Sigal Prishtina kthehet me fitore nga Peja. Bardhekaltrit shënuan fitore me rezultat 93:86 (24:19, 21:22, 28:22, 20:23) ndaj Pejës.
Në minutën e 30-të, Prishtina ishte në epërsi me 10 pikë (63:73) ndaj pejanëve.
Në minutën e 34-të, verdhezinjtë ngushtuan rezultat në 72:78 por përkundër përpjekjeve nuk arritën të përmbysin epërsinë e Prishtinës.
Wendell Mitchell me 24 pikë, Biram Faye me 19, Lejson Zeqiri 18 pikë, ishin më të dalluarit në radhët e Prishtinës. Prishtina shënon fitore me rezultat 93:86 ndaj verdhezinjve.
Dardan Berisha më efikasi të Peja, shënon gjithsejt 27 pikë, i ndihmuar nga Wendell Mitchell me 26 po nuk i mjaftuan për rezultat pozitiv.
Sigal Prishtina renditet në vend të katërt me 14 sosh, ndërsa Peja është e dyta me 16 sosh pa 10 jave në Art Motion Liga.