Klubi Basketbollistik Sigal Prishtina ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me basketbollistin Biram Faye.
21 vjeçari nga Senegali do të veshë fanellën bardh e kaltër me numër 77.
Siç bën të ditur ekipi kryeqytetas, Faye vjen në Prishtinë pas përvojës madhore jetësore me ekipin nga NBA Liga, San Antonio Spurs në Ligën verore.
Ai gjithashtu ka luajtur edhe për Gironën e Spanjës, Gran Canarian II dhe Acunsan.