Pas nëntë xhirove në Superligën e Kosovës në basketboll, janë tri skuadra që kanë pikë të njëjta në krye të tabelës.
Trepça, Golden Eagle Ylli dhe Peja, janë tri skuadrat që ndajnë tri pozitat e para me nga 16 pikë.
Megjithatë, mitrovicasit kanë një ndeshje më pak se suharekasit e pejanët.
Prishtina e Bashkimi ndajnë pozitat katër dhe pesë, me nga 14 pikë, teksa Prizreni-16 është i gjashti me 13 pikë.
Rahoveci është i parafundit me dhjetë pikë, një më shumë se Drita e pozitës së fundit.