Sot (e shtunë) do të fillojë java e tretë në Ligën Unike të basketbollit.
Ndeshja e parë do të zhvillohet nga ora 17:00, me Prizreni-16 që në “Sezai Surroi” e pret Rahovecin.
Prizrenasit kanë një fitore dhe një humbje, kurse “Vreshtarët” dy humbje në dy ndeshje. Kujtojmë se rezultati i këtij takimi, llogaritet edhe në Superligën e Kosovës.
Kurse, nga ora 19:00 do të zhvillohet klasikja e basketbollit shqiptar mes Vllaznisë dhe Tiranës, në “Qazim Dervishi”.
Në Ligën Unike, shkodranët kanë dy humbje, kurse tiranasit një fitore dhe një humbje.