Vllaznia triumfon ndaj Tiranës

Basketboll

Vllaznia triumfon ndaj Tiranës

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 21:50
Vllaznia triumfon ndaj Tiranës

Vllaznia ka shënuar fitore ndaj Tirana Neptun me rezultat 87:68 (30:19, 20:17, 20:21, 17:11), në kuadër të xhiros së tretë të Ligës Unike.

Vendasit e nisën ndeshjen shumë më mirë, duke qenë në epërsi konstante në çerekun e parë, ku më e larta ishte 30:19, sa përfundoi kjo pjesë, duke u dhënë komoditet shkodranëve në vazhdim të ndeshjes. Vendasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke e ngritur epërsinë edhe më shumë, në 36:19, e më pas edhe 46:27, ndërsa pjesa e parë përfundoi me rezultat 50:36.

Kryeqytetasit nuk u dorëzuan dhe ngushtuan shifrat maksimalisht në 52:51, megjithatë, shkodranët sërish u shkëputën në 70:57, sa ishte rezultati në semafor pas 30 minutash.

Vllaznia menaxhoi lojën dhe epërsinë në 10 minutat e fundit për të mos e rrezikuar fitoren, kurse triumfoi në fund me rezultat 87:68.

Te Vllaznia më i miri në parket ishte J Stove me 26 pikë e tetë kërcime, kurse te Tirana Neptun u dalluan Julian Hamati me 18 pikë e tetë kërcime dhe Endrit Hysenagolli me 21 pikë.

Tashmë të dy skuadrat kanë nga një fitore dhe dy humbje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat