Teuta e Durrësit mposht Yllin

Basketboll

Teuta e Durrësit mposht Yllin

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 21:22
Teuta e Durrësit mposht Yllin

Teuta e Durrësit ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 78:72 (15:21, 22:19, 19:13, 22:19), në xhiron e tretë të Ligës Unike.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë deri tek rezultati 12:12, kur më pas, mysafirët ishin në epërsi të lehtë, derisa e fitojnë çerekun e parë me rezultat 15:21. Durrësakët nuk dorëzohen dhe me kalimin e minutave barazojnë rezultatin në 34:34, dhe kaluan në epërsi 35:34, sidoqoftë, pjesa e parë përfundon me shifrat 37:40 për kampionët e Ligës Unike.

Vendasit e filluan furishëm pjesën e dytë, përkatësisht periudhën e tretë, ku arritën të krijojnë epërsi deri në 13 pikë, 55:42, por rikthehen shpejt therandasit, duke afruar rezultatin, ndërsa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 56:53. Lojë shumë interesante u zhvillua në 10 minutat e fundit, megjithatë, vendasit në çastet e fundit ishin më të vëmendshëm për të triumfuar me rezultat 78:72.

Te Teuta e Durrësit u dalluan Frenki Lilaj me 15 pikë, kurse nga 14 shtuan Tyler Peterson dhe Kristi Gorea, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Gëzim Morina me 19 pikë dhe Erjon Kastrati me 17.

Tashmë të dy skuadrat kanë nga pesë pikë të grumbulluara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat