Telashe për Lakers

Basketboll

Telashe për Lakers

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 12:26
Telashe për Lakers

Nuk luan prej disa ditësh me fanellën e Lakers, por mungesa e tij në fushë do të jetë edhe më e gjatë. Basketbollisti LeBron James do të mungojë të paktën një muaj, për shkak të një problem fizik në abdominale, një tërheqje e muskujve të barkut.

Trajneri i Lakers, Frank Vogel, tha se “King James” do të qëndrojë të paktën një javë pushim absolut dhe më pas do të rinisë gradualisht stërvitjen. “Këto janë dëmtime paksa delikate dhe duke parë fizikun e LeBron, duhet pak kohë që të rikthehet në formë”, tha Vogel.

“Nuk duam të nxitojmë, ta rikthejmë më herët dhe të dëmtohet sërish. Sezoni është i gjatë. Natyrisht që mungesa e tij ndikon te skuadra, por kemi mjaft kampionë”, tha Vogel.

Këtë sezon, Lakers kanë arritur 7 fitore e 5 humbje dhe ndodhen në vendin e 7-të në Konferencën e Perëndimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat