Italianët e Armani Milano si dhe spanjollët e Real Madrid e Barcelona janë në krye të Euroleague pas ndeshjeve të raundit të 10-të.
Milano u mund 97-71 në Rusi nga Unics Kazan, një ndeshje e dobët për italianët, që pësuan humbjen e dytë sezonale. Nga ky dështim përfitojnë Barcelona e Real Madrid, që fitojnë dhe ngjiten në krye.
Katalanasit fituan 91-73 ndaj rivalëve të CSKA Moskë, një sfdidë mes dy ekipesh pretendente. Ndërsa skuadra madrilène fitoi 87-74 në fushën e Villeurbanne. Në takimet e kësaj jave spikatin edhe fitoret e Anadolu Efes e Bayern Mynih.
Euroleague – Raundi i 10-të
Zalgiris Kaunas – Panathinaikos, 76-69
Villeurbanne – Real Madrid, 74-87
Baskonia Gasteiz – Crvena Zvezda, 93-74
Bayern Mynih – Fenerbahce, 71-63
Zenit st.Petersburg – Alba Berlin, 75-66
Unics Kazan – Armani Milano, 97-71
Anadolu Efes – Olympiacos, 88-69
Maccabi Tel Aviv – Monaco, 95-84
Barcelona – CSKA Moskë, 81-73