Skuadra e Golden Stejtit vijon të kryesojë renditjen e Konferencës së Perëndimit dhe të NBA-së. Së fundit “Uarriors” fituan 104-89 në fushën e Klivlendit, në të cilën u regjistrua edhe një tjetër ndeshje magjike e Stefon Kerrit që mbylli takimin me 40 pikë.
Zhgënjen skuadra e Los Anxhelos Klipers, që u mund 120-108 nga Memfisi. Poll XHorxh realizoi 23 pikë për miqtë, por që s’mjaftuan, ndërsa për Memfisi u dallua Morant me 28 pikë.
Fiton edhe ekipi I Juta Xhazz, që mundi 119-103 skuadrën e Torontos, sfidë ku diferencën e bënë lojtarët e stolit, të cilët shënuan 47 pikë.
Majami merr kreun e renditjes në Lindje, pas fitores 112-97 ndaj Uashington, dy ekipe që këtë sezon janë pretendente. Beal realizoi 30 pikë për Uashington, por që mbetën për statistikë, ndërsa te Majami u dallua Batler me 32 pikë.
NBA – Rezultatet
Klivlendi – Golden Stejt 89-104
Majami – Uashington, 112-97
Memfis – L.A. Klipers, 120-108
Minesota – San Antonio, 115-90
Denver – Filadelfia, 89-103
Juta Xhaz – Toronto, 119-103