Kombëtarja e Kosovës (meshkujt) po i zhvillon përgatitjet e fundit në Prishtinë, para nisjes në Oslo, ku me 25 nëntor (19.00) do të takohen me Norvegjinë, në kuadër të parakualifikueseve për FIBA Eurobasket 2025.
Nënkryetarja e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Linda Shala, kërkon që sa më shumë bashkëatdhetarë të jenë në tribuna në Bergen, për të ndihmuar Kosovën drejt fitores së parë në Grupin C.
Ajo iu u bën thirrje shqiptarëve në Norvegji t’i përkrahin Dardanët në përballje me Norvegjinë, për ndeshjen kualifikuese.
Në grup është edhe Danimarka. Kombëtarja që zë vendin e parë kualifikohet, të tjerat mbledhin valixhet për në shtëpi.