Norvegjia në asnjë formë nuk i druhet Kombëtares së Kosovës, madje ata kanë vetëbesim se do të fitojnë përballjen e nesërme (19.00), e cila luhet në Bergen në kuadër të Grupit C të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2025.
“Lojtari më i famshëm i Kosovës është 1.91 m i gjatë, Dardan Berisha.
33-vjeçari ka lindur në Pejë të Kosovës, por ka marrë nënshtetësinë polake dhe ka luajtur për Poloninë në finalet e Kampionatit Evropian në vitin 2011, me një mesatare prej 13.2 pikësh.
Pasi FIBA e njohu dhe e pranoi Kosovën si anëtare në vitin 2015, Berisha ka përfaqësuar vendin e lindjes.
Ai më parë ka luajtur për Polonia Varshava, Cibonën e Zagrebit, Juvecaserta e Italisë dhe Nymburk nga Çekia etj. por është kthyer në Kosovë dhe luan për skuadrën e vendlindjes së tij, KB Peja.
Kosova ka edhe dy lojtarët më të gjatë: 18-vjeçari Dion Sheqiri me 2.08 m. dhe veterani Fisnik Rugova (33) i cili është 2.07 m”, shkruan faqja e Federatës së Basketbollit të Norvegjisë, “Basket.no”.