Kombëtarja e Shqipërisë në basketboll për meshkuj fitoi 92-89 (27-26, 21-20, 20-28, 24-15) ndaj Luksemburgut mbrëmjen e sotme, në takimin e vlefshëm për fazën paraeliminatore të për FIBA Eurobasket 2025, luajtur në mjediset e akademisë “Dhimitraq Goga”.
Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Afrim Bilali ndodhen në Grupin B, ku skuadra e tretë është Rumania (sot ishte pushim).
Një fitore e vështirë e Shqipërisë, që rrezikoi disi, por në 10-mintëshin e fundit arriti të përmbysë disavantazhin dhe fitojë. Rei Pullazi me 23 pikë ishte shënuesi më i Shqipërisë, mbështetur nga Shestani me 15 pikë, Dusha 12 pikë e Lekndreaj me 11 pikë. Një start i mirë i kombëtares, që merr frenat e grupit dhe ka 2 muaj kohë të përgatisë sfidën e radhës.
Ndeshja ishte e ekuilibruar në 20 minutat e para, me shumë barazime.
Kueqiznjtë udhëheqin 48-46 pas përfundimit të pjesës së parë, ndërkohë që me nisjen e çerekut të tretë vjen shkëputja e skuadrës mike. Luksemburgu udhëheq 74-68 pas 30 minutash lojë, por në periodën e fundit vjen përmbysja e kuqezinjve, që luajnë mirë në mbrojtje dhe janë më të saktë në sulm, duke e merituar fitoren.