Golden State nuk ndalet në marshimin e saj në NBA këtë sezon, duke korrur suksesin e 17-të sezonal. Ekipi i Warriors mundi sot 118-103 Portland, ndeshje ku shkëlqeu i zakonshmi Stephen Curry, me 32 pikë. Ai u mbështet mirë edhe nga Andreë Wiggins me 25 pikë.
Zhgënjën sërish skuadra e Lakers, që nuk ka vijueshmëri në rezultat e saj, pasi sot u mund 141-137 pas 3 kohëve shtesë nga Sacramento. LeBron James realizoi 30 pikë e 11 asist, ndërkohë që në kahun tjetër u dallua Fox me 34 pikë (71 pikë erdhën nga lojtarët e stolit për miqtë).
Ekipi kampion i Milëaukee bën detyrën, duke fituar 120-109 në fushën e Denver (Antetokounmpo 24 pikë e 13 rebound), ndërsa Chicago fitoi thellë 123-88 ndaj Orlando (DeRozan 23 pikë). Phoenix është forca e dytë në Perëndim pas fitores 118-97 ndaj New York (Booker 32 pikë).
NBA – Rezultatet
Charlotte – Minnesota, 133-115
New York – Phoenix, 97-118
Orlando – Chicago, 88-123
Indiana – Toronto, 114-97
Memphis – Atlanta, 100-132
Oklahoma – Washington, 99-101
San Antonio – Boston, 96-88
Denver – Milwaukee, 109-120
Utah Jazz – New Orleans, 97-98
Golden State – Portland, 118-103
Lakers – Sacramento, 137-141