Në Serbi dëgjon gjithçka dhe ëndrra të llojllojshme! Edhe një skandal i radhës!
Në Beograd mbahet turneu i basketbollit, e paska dal dikush që paska nostalgji për Prishtinën dhe qenka paraqitur me emrin fantom Prishtina.
Siç shihet në semafor paskan luajtur Prishtina fantome me Zarën e Kroacisë, është fjala për veteranët. Nuk kanë fund budallaqet e serbëve.
“Turneu tradicional përkujtimor "Dragisha Shariç" u mbajt në Beograd për të 14-tën herë.
Morën pjesë rreth 55 ekipe, të cilat u ndanë në kategori të ndryshme. Duke filluar nga 30+, deri në 65+...
Një ekip tërhoqi vëmendjen tonë të veçantë. Kryesisht për shkak të emrit Prishtina nga Beogradi.
Ne e zbuluam historinë e tyre të plotë dhe është jashtëzakonisht interesante”, shkruan një farë media serbe “Kurir”.
“Ndodhi spontanisht. Jemi mbledhur nga dëshira që tradita e basketbollit të Prishtinës të vazhdojë të jetojë. Jemi nga KB Prishtina dhe KB Fushë Kosova. Për t'u afruar me njerëzit që nuk e dinë, është diçka si Beogradi dhe Zemuni”, thotë ky kokëkrisur Aleksandar Marinkoviq.