Kombëtarja e Kosovës megjithatë arriti fitoren e parë në parakualifikueset për EuroBasket 2025.
Danimarka mposhtet me rezultat 78:73 nga Kosova, në ndeshjen që u zhvilluan në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.
Danezët justifikojnë humbjen në Grupin C.
“Për shkak të disa mungesave, ishte një kombëtare e re dhe relativisht e papërvojë e Danimarkës për meshkuj, e cila kishte udhëtuar në Kosovë për të nisur kualifikimet për Kampionatin Evropian të vitit 2025”, shkruan mes të tjera në faqen e federatës daneze.