Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e shikoi nga afër fitoren e parë të Kombëtares së Kosovës në kualifikime për Kampionatin Evropian të Basketbollit 2025 dhe pozoi me basketbollistët dardanë pas ndeshjes.
Kosova e mposhti 78:73 Danimarkën të dielën, në ndeshjen e dytë të grupit C kualifikues për FIBA Eurobasket 2025.
Në të kaluarën Kurti është parë edhe në ndeshjet e Kombëtares së Kosovës në futboll.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/November/28/auto_FFTmqceXMAY2u9X-1-1000x4881638135849.jpeg)
Kjo ishte ndeshja e fundit e Kosovës për këtë vit dhe nuk do të dalë në parket më deri më 27 shkurt 2022 kur do të përballet me Norvegjinë në Prishtinë.