Utah Jazz fitoi 120-1087 ndaj Portland, duke qëndruar në grupin e ekipeve pretendente për titull në NBA këtë sezon.
Mitchell me 30 pikë ishte lider për vendasit, mbështetur edhe nga Gobert me 21 pikë e 16 rebound. Mirë u paraqit sot edhe Chicago, që mposhti 133-119 Charlotte, në një ndeshje të dominuar nga Bulls. Vucevic me 38 pikë e DeRozan me 28 bënë diferencën në parket.
Fiton edhe skuadra e San Antonio, që mposhti 116-99 Washington, sfidë ku lider në fushë për Spurs ishte Murray me 22 pikë e 10 rebound.
Zhgënjen Miami, që në shtëpi u mund 120-111 nga Denver, që përmbysi disavantazhin. Jokic realizoi 24 pikë e 15 rebound për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 24 pikët e Adebayo. Skuadra e Cleveland, falë 28 pikëve të Allen, mundi 114-96 Dallas.
NBA – Rezultatet e sotme
Philadelphia – Orlando, 101-96
Miami – Denver, 111-120
Chicago – Charlotte, 133-119
Houston – Oklahoma, 102-89
Minnesota – Indiana, 100-98
Dallas – Cleveland, 96-114
San Antonio – Washington, 116-99
Utah Jazz – Portland, 129-107
Clippers – New Orleans, 104-123