Real Madrid dhe Barcelona vijojnë të dominojnë sezonin 2021-2022 të Euroleague, duke udhëhequr renditjen me nga 11 fitore secila pas ndeshjeve të raundit të 13-të. Skuadra madrilene fitoi 72-70 ndaj Maccabit, ndërsa katalanasit triumfuan 95-93 në fushën e kampionëve në fuqi, turqve të Anadolu Efes.
Këto dy skuadra janë të shkëputura nga të tjera në renditje, kun ë vendin e tretë ndodhen grekët e Olympiacos, që fituan 87-84 në Rusi, ndaj Unics Kazan.
Në krizë skuadra e Armani Milano, që pësoi humbjen e katërt radhazi dhe i largohet kreut, duke u ndalur 81-76 nga Alba Berlin në Gjermani.
Euroleague – Raundi i 13-të
CSKA Moskë – Panathinaikos, 97-77
Fenerbahce – Monaco, 96-86
Zalgiris Kaunas – Baskonia Gasteiz, 72-68
Bayern Mynih – Villeurbanne, 73-65
Real Madrid – Maccabi Tel Aviv, 72-70
Unics Kazan – Olympiacos, 84-87
Anadolu Efes – Barcelona, 93-95
Zenit st.Petersburg – Crvena Zvezda, 58-69
Alba Berlin – Armani Milano, 81-76