Edhe një turp në Beograd, ish basketbollisti shkakton dhunë.
Nuk është hera e parë që sportistët serbë bëjnë gjëra të tilla e të turpshme.
Ish-përfaqësuesi i basketbollit të Serbisë, Dragan Laboviq, është arrestuar për shkak të konfliktit që kishte me një taksist në Beograd!
Përkatësisht, siç është konfirmuar nga disa media serbe, Laboviq e ka sulmuar fizikisht taksistin, ia ka marrë makinën dhe paratë, e më pas ka vazhduar tërbimin në Zheleznik, në një çerdhe ku punon nëna e tij.
Ai është arrestuar dhe do të gjykohet për veprën e dhunës dhe të vjedhjes.
Laboviq e përfundoi karrierën e tij në basketboll në vitin 2019, dhe është interesant fakti se ai u arrestua edhe atë verë për shkak se shkaktoi kaos në një pishinë në Ovça.
Në vitin 2008, Dragan Xhajiç, ish futbollist, ishte arrestuar për korrupsion.