Agim Kasapolli, një emër i respektuar e me një karrierë të bujshme sportive, së pari si basketbollist, pastaj si trajner e komentator sportiv.
Kasapolli ka thyer një rekord, që askush nuk e ka arritur në nivelin më të lartë në vendin tonë.
Kasapolli luajti në pozitën e fundorit, i cili në vitin 1969 thyen rekordin e pikëve.
Ai kishte shënuar 74 pikë në Ligën e Dytë ish jugosllave, kundër 14 “Oktobrit” nga Krushevci.
Këtë rekord e ka thyer në fanellën e Buduçnostit nga Peja, aktualisht KB Peja.
Ky rekord i Kasapollit, në atëkohë ka bërë bujë nëpër media të republikave ish jugosllave, të cilat shkruanin për djalin simpatik nga Peja, që se ka shoqin dhe që vjen nga qyteti i bukur Peja.
Jo me kaq, Kasapolli është edhe kashashënuesi më i mirë i ligës së dytë ish Yu në ato vite.
Në vitin 1981-1982, me sukses udhëhoqi gjeneratën e artë të Universitetit të Prishtinës, që kishte shumë emra në petkun e saj, në krye me të papërsëritshmen Resmie Juniku.
Kasapolli, la gjurmë kudo, por fakti më interesant është se rekordi i tij nuk është thyer nga askush në Kosovë, kur bëhet fjalë për rangun e lartë garues.