Në mesnatë janë zhvilluar disa duele interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë – NBA.
Pas humbjes nga Memphis, Los Angeles Lakers janë rikthyer tek fitoret pasi kanë mposhtur skuadrën e Oklahoma Cityt me rezultat 95-116.
Në këtë fitore të Lakers shkëlqeu i përhershmi, Lebron James.
36-vjeçari realizoi 33 pikë (4/6 tre pikësha), dhe gjashtë kërcime e pesë asistime në 35 minuta lojë. Përveç kësaj ai vodhi tre topa dhe bëri dy bllokada.
Pas James, koshashënuesi më i mirë ishte Avery Bradley i cili shënoi 22 pikë, teksa Westbrook dëshpëroi me performancën në këtë duel i cili shënoi vetëm tetë pikë në 33 minuta lojë ndërkohë që Anthony Davis mungoi në këtë ballafaqim.
Lakers kanë një bilanc prej 14 fitoreve e 13 humbje pas 17 ndeshjeve të para të këtij sezoni në NBA.
Edhe kampionët e vitit të kaluar, Milwaukee Bucks u rikthyen tek fitorja pas humbjes së fundit nga Miami Heat.
Bucks shënuan fitore ndaj Houston Rockets me rezultat 114-123.
Edhe në këtë ballafaqim i pandalshëm ishte ‘MVP’ i shpallur i sezonit të kaluar, Giannis Antetokounmpo i cili realizoi 41 pikë në 37 minuta lojë, me një efikasitet të jashtëzakonshëm në gjuajtjet për dy pikë prej 88% (14/16).
Greku gjithashtu regjistroi 18 kërcime e bëri pesë asistime, gjersa shtoi edhe tre vjedhje të topave dhe dy bllokada.
Bucks gjendet në pozitën e tretë në Konferencën Lindore me 17 fitore, karshi 10 humbjeve.
Ndërkohë fitore ka arritur edhe Brooklyn Nets ndaj Atalanta Hawks me rezultat 105-113.
Koshashënuesit më të mirë në këtë duel ishin Trae Young i Atlantas dhe Kevin Durant i Nets me nga 31 pikë secili.
Durant në 38 minuta lojë realizoi 31 pikë si dhe shtoi gjashtë, pesë asiste e bëri tri bllokada.
Nets kryesojnë në tabelë në Konferencën Lindore me 18 fitore e tetë humbje në 26 ndeshje këtë sezon.