Kampioni vazhdon me fitore

Basketboll

Kampioni vazhdon me fitore

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 21:19
Kampioni vazhdon me fitore

Golden Eagle Ylli ka vazhduar me fitore, duke mundur në udhëtim Tirana Neptun me rezultat 71:103 (23:23, 19:29, 12:22, 17:29), në kuadër të javës së gjashtë të Ligës Unike.

Çereku i parë i ndeshjes ishte i barabartë dhe u karakterizua me shumë barazime dhe herë njëra skuadër kalonte në epërsi dhe herë tjera, ndërsa përfundoi me shifrat 23:23. Pesë minutat e periudhës së dytë ishin të barabarta, deri tek rezultati 36:36, e më pas therandasit ishin më të mirë, duke shkuar në pushim me rezultat 42:52.

Kampionët vazhduan me lojë të mirë dhe thelluan epërsinë deri në 22 pikë, 48:70, ndërsa rezultati pas 30 minutash ishte 54:74. Kampionët e Kosovës dhe Ligës Unike nuk u ndalën as në dhjetë minutat e fundit për të thelluar edhe më shumë epërsinë dhe triumfuan 71:103.

Te Tirana Neptun u dallua Reggie Clark me 26 pikë e pesë kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Henrik Sirko me 23 pikë e gjashtë asistime, Gëzim Morina me 14 pikë, shtatë kërcime dhe tetë asistime, si dhe Erjon Kastrati me 22 pikë e gjashtë kërcime.

Tirana Neptun ka tri fitore dhe tri humbje, kurse Golden Eagle Ylli gjashtë fitore dhe një humbje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat