Skuadra e Golden State u mund 102-93 në shtëpinë e Philadelphia, duke pësuar humbjen e pestë sezonale. Një humbje që i kushton kreun në Perëndim ekipit të Warriors. Embiid me 26 pikë ishte lider për Philadelphia në këtë sfidë, që e meritoi fitoren.
Në sekondat e fundit fiton ekipi i Clippers, që mundi 106-104 Orlando, sfidë ku diferencën e bënë Jackson me 25 pikë e Kennard me 23 pikë. Fiton edhe skuadra e Utah Jazz, forca e tretë në Perëndim, që mposhti 123-98 Washington jashtë fushe. Mitchell me 28 pikë ishte më i miri në parket.
Miami fitoi 118-92 ndaj Chicago, një sfidë mes dy rivalësh direktë për play off në Lindje. LaVine realizoi 33 pikë për Bulls, por që s’mjaftuan, ndërsa për Miami u dallua Robinson me 26 pikë. Skuadra e Denver, falë 35 pikëve e 17 rebound të Jokic, mundi 127-112 San Antonio.
NBA – Rezultatet e sotme
Clippers – Orlando, 106-104
Washington – Utah Jazz, 98-123
Cleveland – Sacramento, 117-103
Memphis – Houston, 113-106
Miami – Chicago, 118-92
Philadelphia – Golden State, 102-93
San Antonio – Denver, 112-127