Më data 22-23 dhjetor, në kryeqytet, do të zhvillohet Superkupa e Shqipërisë në basketboll për meshkuj e femra, eventi që do të mbyllë eventet e këtij viti në sportin e koshit.
FSHB-ja ka bërë me dije se në finale do të luajnë ekipet fituese të kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë. Kështu, për femra do të luajnë Flamurtari kampion dhe Partizani fitues i Kupës. Kjo sfidë do të luhet me 22 dhjetor.
Më 23 dhjetor do të zhvillohet finalja e meshkujve mes Teutës kampione dhe Tiranës fituese e Kupës së Shqipërisë.
Ky event rikthehet pas një viti pushim, pasi vjet Superkupa nuk u luajt për shkak të anullimit të çdo veprimtarie prej pandemisë.
Superkupa-Femra
22 dhjetor, Flamurtari – Partizani, 17:00 (A.Rusi)
Superkupa-Meshkuj
23 dhjetor, Teuta – Tirana, 18:00 (F.Hoti).