Një ndër basketbollistët më të mirë në NBA, Anthony Davis, ka pësuar një tjetër lëndim.
Karriera e qendrës amerikane po fillon të vihet në pikëpyetje nga lëndimet e shpeshta.
Dy lëndime ai pësoi vetëm mbrëmë, në humbjen e Lakers ndaj Timberwolves.
AD nuk do të mund të ndihmojë tani LeBron James në misionin e vështirë për të rikthyer titullin e kampionit.
Mbrëmë, AD së pari dëmtoi kyçin e djathtë të këmbës, kurse më pas gjurin e majtë.