Basketbollisti Hasani Gravet është i pari që nga basketbolli vendas arrin në mënyrë direkte të luajë në një skuadët të NBA-s. Gravet firmosi kontratën 10 ditore me Orlandon, ndërsa mbrëmë zhvilloi takimin e parë, kundër Majamit.
Gravet kaloi 24 minuta në parket duke shënuar 6 pikë, 2 kërcime dhe 3 asiste.
Ai poashtu ishte pjesë e ekipit të Orlandos gjatë verës, por nuk fitoi vendin e vet në pjesën e rregullt të sezonit. Mirëpo gjerat u ndryshuan, pasi që Orlando u godit nga lëndimet dhe mungesat e shumta të basketbollistëve.
Kujtojmë se Hasani Gravet ishte ndër basketbollistët më meritor për kurorën e dyfisht të MZT Skopjes në sezonin e kaluar.