Ikona e NBA-s, Lebron Xhejms, ka kaluar tashmë gjysmën e jetës së tij si pjesë e ligës më të fortë të basketbollit në botë.
Në këtë pikë karriere të LeBron shënohet dita e 6752 që kur lojtari u draftua për herë të parë nga Klivlend Kavaliers. Po ashtu, nga dita e parë e lindjes së Xhejmsit, deri në ditën e draftimit, ishin numëruar 6752 ditë.
Kjo do të thotë se gjysmën e jetës së tij LeBron e ka kaluar si pjesë e NBA, kurse shumicën e jetës duke dominuar ligën.
“Mbreti” po tregon konsistencë edhe në këtë sezon, kur gjysma e ligës aktuale kanë qenë fëmijë në kohën kur Xhejms u draftua.