Viti 2021 – vit i suksesshëm për KBF “Junior 06” 

Basketboll

Viti 2021 – vit i suksesshëm për KBF “Junior 06” 

Nga: Vllaznim Bytyçi Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 18:12
Viti 2021 – vit i suksesshëm për KBF “Junior 06” 

KB “Junior 06” e ka përmbyllur me sukses vitin kalendarik 2021. 16-vjeçaret u shpallën kampione vjeshtore në Ligën e parë të Kososvës. Skuadra e senioreve zuri vendin e dytë në Ligën e parë, ndërsa rezultate të kanqshme arritën edhe ekipet e meshkujve, ndonëse jo sikurse femrat.

Kryetrajnei i KB “Junior 06”, Ramush Rushiti, në një ceremoni të organizuar, e ku ishin të pranishëm trajnerët Qazim Rushit e Arbër Rushiti, përfshirë këtu edhe trajnerin malazez, Miki Grbavcevic,  ka uruar basketbollistet dhe basketbollistët për angazhimin, përkushtimin e tyre dhe për rezultatet e arritura. Më pastaj, ai ka bërë një analizë të detajuar  duke i potencuar anët pozitive dhe negative që e kanë shoqëruar këtë klub gjatë këtij viti kalendarik.

“Falë fitores së mundimshme në ndeshjen e fundit kundër AA Kersan Prishtinës, ne me ekipin U-16  siguruam titullin e kampionit vjeshtor.

Natyrisht, bazuar në cilësinë e lojtareve tona, kemi mundur të sigurojmë këtë tirull edhe më herët. Megjthatë, ky është sukses.

Por, unë si trajner dhe si drejtues i këtij klubi dhe ju nuk duhet të jemi të kënaqur e as të vetëkënaqur, pasi kemi mundur edhe më shumë.

Na kanë përcjellë edhedisa parregullësi dhe mungesa, të cilat do të doja që bashkërisht t’i menjanojmë dhe të mos na përsëriten. Na mbetet punë e madhe edhe në pjësën e dytë të kampionatit, pasi presim të shpallemi kampionë të këtij edicioni.

Ndërkaq, senoret, të clat përbëhen kryesisht nga lojtaret e ekipit U-16, në fund u renditën në pozitën e dytë bashkë me United Basketball. Duke pasur parasysh këtë fakt, ne duhet të jemi të kënaqur me këtë pozitë, por edhe këtu do të kërkojmë maksimumin, pse jo? Me ekipin e meshkujve na mbetet të angazhohemi edhe më shumë në të ardhmen”, shtoi trajneri i këtij klubi, i cili në fund falënderoi edhe ata që e ndihmuan dhe e përkrahën këtë klub, të cilëve u ndau mirënjohje.

Në anën tjetër, edhe vashat e këtij klubi u shprehën të lumtura për sukseset e arritura, ndërkohë premtuan se në pjesën e dytë të kampionatit do të angazhohen edhe më shumë për të treguar lojëra edhe më cilësore.

Për këtë sukses dhe me qëllim të arritjes së synimeve, ky klub mendon të kalojë një fazë disaditëshe në Bregdetine Shqipërisë në përgatitje sa më të mirë fizike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat