Basketbollisti i Pejës, Daniel Lekndreaj është pajisur me pasaportë të Kosovës.
Kjo është bërë e ditur nga klubi pejan permes nje postimi në faqen zyrtare ne rrjetet sociale.
Lekndreaj tani do llogaritet si lojtar vendor në Ligën Unike dhe Superligën e Kosovës dhe këtë e ka konfirmuar Peja përmes një komunikate.
Kras pasaportës së Kosoves Lekndreaj ka edhe ate te Shqipërise.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
“Ju njoftojmë se lojtari jonë Daniel Lekndreaj edhe zyrtarisht është pajisur me pasaportën e Kosovës më të cilen do llogaritet si lojtarë vendor në Ligën Unike dhe Superligën e Kosovës.
Falemnderojmë drejtorin sportiv dhe stafin administrativ për një punë të mrekullueshme në këtë drejtim. E një falemnderim të vecantë e kemi për deputetin Gramos Agusholli, i cili ka jap një kontribut të madh që Kosovës ti shtohet edhe një ambasador me shumë në basketboll dhe qe nje ëndër e një te riu shqiptar nga Shqipëria qe ta ketë edhe pasaporten e Kosovës të realizohet.
Gjithashtu, falemnderojmë Presidenten e Kosovës, znj. Vjosa Osmani dhe stafin e saj te shkelqyer për dekretimin e Danijelit me pasaporten e Kosovës.
Suksese Daniel, respekt dhe dashuri gjith’here per pasaporten e dytë”, shkroi klubi.