Janë luajtur ndeshjet e raundit të 17-të të Euroleague në basketboll për meshkuj.
Skuadra e Barcelonës vijon të kryesojë renditjen me 15 fitore (2 humbje), duke mposhtur 111-109 Unics Kazan, në një ndeshje spektakolare, vendosur pas kohës shtesë.
Në vendin e dytë qëndron skuadra tjetër spanjolle, ajo e Real Madrid, që mposhti 71-65 rivalët e CSKA Moskë.
Në vendin e tretë ngjitet ekipi grek i Olympiacos, që fitoi 84-65 derbin me Panathinaikos. Këtë javë u anullua ndeshja e parë për shkak të pandemisë.
Euroleague – Raundi i 17-të
Anadolu Efes – Crvena Zvezda, 84-83
Zalgiris Kaunas – Armani Milano, e shtyrë
Alba Berlin – Monaco, 92-84
Barcelona – Unics Kazan, 111-109
Zenit st.Petersburg – Maccabi Tel Aviv, 73-71
Bayern Mynih – Baskonia Gasteiz, 76-81
Panathiniakos – Olympiacos, 65-84
Real Madrid – CSKA Moskë, 71-65
Villeurbanne – Fenerbahce, 84-82