Sot ishte e paraparë që prej orës 18:00 të zhvillohej ndeshja në mes Marigona Hill Prishtinës dhe AS Prishtinës, e vlefshme për xhiron e 10’të në Ligën e parë të meshkujve në basketboll, shkruan Insporti.
Ky takim nuk u zhvillua fare, pasi që pak momente para fillimit të takimit u ndal rryma në palestrën e sportit në Lagjen Marigona.
Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar reduktime të rrymës këto ditët në vijim, por mos zhvillimi i ndeshjes së paraparë në Ligën e parë, nuk është diçka për tu krenuar.
Ndeshja është shtyer për një ditë tjetër.