Giannis Antetokounmpo ka shkëlqyer në rikthimin e tij në ndeshjen e xhiros së Krishtlindjes.
Skuadra e Milwaukee Bucks ka mposhtur skuadrën e Boston Celtics, me rezultatin 117:113.
Bucks në këtë ndeshje kishin edhe liderin e skuadrës, Giannis Antetokounmpo, i cili luajti ndeshjen e parë pas një periudhe në izolim.
Dy herë MVP i NBA realizoi sonte plot 36 pikë për fitoren e skuadrës së tij.
Giannis shtoi edhe 12 kërcime dhe pesë asistime, për ta mbyllur ndeshjen me Double-Double.
Te Celtics në mesin e më të dalluarve ishte Brown.