Skuadra e bruklin Nets ka mposhtur Los Anxhelos Klipers me rezultatin 124:108, në një ndeshje ku shkëlqeu Xhejms Harden.
Ky I fundit dhuroi spektakël me plot 39 pikë dhe 15 asiste në këtë ndeshje që në letër shihej si shumë e vështirë për Bruklin Nets.
Anash 39 pikëve dhe 15 asisteve, Harden shtoi edhe tetë kërcime, ndërsa ishte i saktë në 15 nga 25 tentime nga loja e hapur, dhe qëlloi katër herë nga nëntë tentime për tri pikë.
Kësisoj, Harden kishte kontribut direkt në 69 nga 124 pikët e Bruklin Nets.
‘Mjekrra’ numëron ndeshjen e tetë në karrierën e tij me 30+ pikë dhe 15+ asiste.