Edhe pse rastet me koronavirus janë shtuar ndjeshëm në NBA (aktualisht janë mbi 110 lojtarë në karantinë), sezoni nuk do të ndalet. Komisioneri i NBA-së, Adam Silver ka folur për situatën, duke pranuar se për momentin pezullimi i sezonit nuk është si alternativë.
“Tani për tani, ky plan për të ndalur kampionatin nuk është në tryezë dhe do të vazhdojmë normalisht me ndeshjet. Ne i kemi ekzaminuar të gjitha alternativat dhe nuk e kemi marrë në konsideratë ndaljen e sezonit në këtë moment”, tha Adam Silver.
“Mendojmë se përgjegjësia është më e lartë për të vazhduar, pasi sporti është i rëndësishëm për shoqërinë tonë.
Ndaj po punojmë për të gjetur mundësitë e duhura për të vijuar normalisht sezonin. Ky virus nuk do të ndalet, ndaj duhet të mësohemi të bashkëjetojmë me të”, u shpreh Silver.
“Vaksina nuk do të jetë e detyrueshme, pasi në NBA është vaksinuar 97% e lojtarëve dhe 65% e tyre ka marrë edhe dozën e tretë. Ne po marrim masa të ndryshme, për të lehtësuar skuadrat”, tha Silver, që konfirmoi se aktualisht, 90% e rasteve me Covid-19 në NBA, janë me variantin Omicron.