Basketbollisti i kampionit të Kosovës, Golden Eagle Ylli nga Theranda, ndihet i vlerësuar me çmimin e më të mirit të vitit 2021 në Komunën e Therandës.
Një çmim motivues dhe që e vlerëson shumë Morina.
“Sportisti i vitit 2021, komuna e Suharekës.
Jam tejet i lumtur dhe krenar për fitimin e këtij çmimi.
Desha ti falënderoj bashkëlojtarët, stafin e trajnerëve, bordin dhe sponzorët e klubit, tifozerinë ‘Xhebrailat’, qytetarët e Suharekës dhe familjen, për përkrahjen dhe ndihmesën e tyre gjatë këtij rrugëtimi.
Viti 2021 ishte tejet i suksesshëm për komunën tonë, të gjithë sportistët dhe sportistet i përgëzoj për angazhimin e tyre dhe iu urojë shumë shëndet dhe suksese edhe më të mëdha, në vitin që po vjen”, ka shkruar Morina në profilin e tij në facebook.