Çmimi i Sportistit të Vitit 2020 për herë të parë shkoi tek ylli i basketbollit tonë, Dardan Berisha.
Çmimi është dhënë nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
Berisha ishte njëri prej më të dalluarve në dy fitoret e Kombëtares tonë të basketbollit në ndeshjet ndaj Islandës dhe Luksemburgut.
Ai kontribut të madh ka dhënë edhe për klubin e vendlindjes së tij, Peja, të cilës ia ktheu shkëlqimin, duke e fituar Kupën e Kosovës në basketboll 2020, derisa vazhdon të mbetet lojtari më i dalluar në Art Motion Superligën e Kosovës.