Në vitet e fundit ka bërë senzacion me klubin e Prizrenit -16 (ish Ponte Prizreni).
Me një klub të ri e me rezultate të mëdha, vitin që po e lëmë pas edhe me një sukses.
Kryetrajneri i Prizrenit -16, Arbnor Rifati, bëri mrekullinë.
Ai me ekipin e Prizreni -16, fituan Superkupën e Kosovës duke e mundur në finale me rezultat 90:81 Trepçën nga Mitrovica.
E dyta, me ekipin e tij është kampion i stinorit të Superligës së Kosovës 2020-21, me gjithsej 20 fitore e 8 humbje, por në play-off nuk arriti të kurorëzohet edhe me titullin e kampionit.
Rifati është edhe pjesë e Kombëtares A të Kosovës, ndihmëstrajner.
Një djalë i ri e me suksese, padyshim se është trajneri më i mirë i vitit 2021.
I vetmi trajner shqiptar që po drejton një ekip në Superligës e me sukses, duke e përmbyllur vitin me trofeun e Superkupës së Kosovës.
Rifati, një shembull që duhet të ndiqet edhe nga të tjerët.
Gjithnjë me elan të shtuar, punon pareshtur e me synime të mëdha edhe për vitin 2022.