Golden State Warriors po vazhdojnë me formë të mirë edhe në vitin kalendarik 2022.
Skuadra e Steve Kerr ka marrë fitore në përballjen me Utah Jazz, me rezultatin 116:123.
Janë të rralla ndeshjet kur te Golden State, Steph Curry nuk është më i dalluari i ndeshjes dhe mbrëmë ishte një nga këto raste.
Andrew Wiggins ishte lojtari i ndeshjes, me 25 pikë të shënuara. Ai qëlloi katër herë nga distanca për tri pikë.
Wiggins kontribuoi në fitoren e skuadrës së tij edhe me katër asistime të tjera.
Në këtë ndeshje, Curry vendosi një rekord personal, duke qëlluar për tri pikë dhe duke regjistruar ndeshjen e 158 radhazi në NBA që shënon së paku një tre pikësh.