Skuadra e Çikagos shënoi fitore me result 120-119 në terrenin e Uashingtonit, falë një tripikëshit të realizuar nga Demar Derozan, në sekondat e fundit të ndeshjes.
Ylli i Çikago Bullsit, vendosi rekord të ri në NBA, pasi që është basketbollisti i parë që ka shënuar tripikëshin vendimtar në sekondat e fundit, në dy ndeshje radhazi.
Më 31 dhjetor, Derozan shënoi pikët e fitores ndaj Indianës dhe tani ndaj Uashingtonit. Derozan mbylli takimin me 28 pikë, ndërsa më efikas ishte Zek Levin me 35 pikë.
Në ndeshjet e tjera, Milluoki regjistroi fitoren e 6-të radhazi, pasi që mundi Nju Orlinsin me 136-113.
Ndërkohë fitore në transfertë shënuan edhe Los Anxhelos Klipers, Denveri dhe Golden Stejti, ndërsa skuadra e Detroitit shfrytëzoi terrenin vendas, duke mundur San Antonion me rezultat 117-116, pas kohësh shtesë.