Përquku, asistuesja më e mirë në Superligën e Femrave

Basketboll

Përquku, asistuesja më e mirë në Superligën e Femrave

Më: 5 janar 2022 Në ora: 12:41
Përquku, asistuesja më e mirë në Superligën e Femrave

Një nga basketbollistet më të trofeshme në Kosovë është Arbnore Përquku. Ajo ka fituar trofe në Prishtinë, Penzë e Bashkim, kurse tani është rikthyer te prishtinaset, ku i ndihmoi të shpallen kampione vjeshtore me dhjetë fitore dhe pa asnjë humbje.

Përveç lojës së mirë, Arbnorja njihet për vizionin dhe asistimet e saj. Në Superligën e Femrave ishte asistuesja më e mirë me 7.4 për ndeshje.

Pas saj ishte basketbollistja tjetër e Prishtinës, Aisia Robertson me 6.8. Era Shatri e cila kaloi nga Prishtina në Bashkim ka 5.7 asistime për ndeshje, ndërsa ish-basketbollistja e Prishtinës, tash e Bashkimit, Irma Konjusha ndodhet në vendin e katërt me 5.3 asistime për ndeshje.

Edhe tek asistimet, nuk kishte si të mungonte Rael Ëhitsitt e Penzës me 5.2 asistime për ndeshje.

Top 5 asistueset

Arbnore Përquku (Prishtina) 7.4

Aisia Robertson (Prishtina) 6.8

Era Shatri (Bashkimi) 5.7

Irma Konjusha (Bashkimi) 5.3

Rael Whitsitt (Penza) 5.2

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat