Euroleague ka bërë me dije se të gjitha ndeshjet e raundit të 19-të, të planifikuara për t’u luajtur sot dhe nesër, janë anulluar për shkak të pandemisë Covid-19.
Pothuajse të gjitha skuadrat kanë mbi 5 lojtarë të infektuar dhe të karantinuar, ndaj është e pamundur që të zhvillohen normalisht ndeshjet.
Euroleague anulloi fillimisht 7 ndeshje, por më pas vendosi t’i pezullojë të gjitha takimet.
Gjithashtu, të shtyra për një datë tjetër janë edhe disa sfida të raundit 18-të (fundi i dhjetorit 2021) apo edhe të raundeve të mëparshme, që do të rikuperohen në një moment të dytë, duke bërë që kalendari të jetë një kaos i vërtetë.