Janë luajtur vetëm 3 nga 9 ndeshjet e planifikuara të raundit të 21-të të Euroleague në basketboll për meshkuj.
Pjesa tjetër e takimeve janë shtyrë si pasojë e pandemisë Covid-19, pasi skuadrat kanë mjaft lojtarë të infektuar.
Gjithsesi, ky raund ka patur një sfidë të rëndësishme, Barcelona-Armani Milano. Ekipi italian fitoi 75-73 në shtëpinë e katalanasve, në një ndeshje me shuimë emocione e rivalitet. Rodriguez me 18 pikë ishte më i mirë për Milano, duke i bërë të pavlefshme 22 pikët e Kuric dhe 18 të Mirotic për Barcelonën.
Në dy takimet e tjera, Fenerbahce mposhti 94-80 Olympiacos (Mahmutoglu 17 pikë), ndërsa Bayern Mynih fitoi 74-65 ndaj Zalgiris Kaunas (Jaramaz 16 pikë).
Euroleague – Raundi i 21-të
Fenerbahce – Olympiacos, 94-80
Bayern Mynih – Zalgiris Kaunas, 74-65
Barcelona – Armani Milano, 73-75