Rrugën e basketbollit të Kosovës, po e ndjekin edhe volejbolli e pingpongu!
Basketbolli i Kosovës, një model i ri edhe për sportet tjera sa i përket organizimit të Ligës së përbashkët (Ligës Unike) Kosovë – Shqipëri.
Pas basketbollit tani edhe pingpongu me ligë të përbashkët, ku katër ekipet më të mira e Kosovës dhe katër më të mira të Shqipërisë, përbëjnë ligën.
Edhe volejbolli po ashtu me ligë të përbashkët, një sprovë e re edhe për sportin skofiar.
Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, me sekretaren e përgjithshme Elvir Dushku dhe stafin e basketbollit, duke iu falënderuar edhe Avni Ponarit, kryetarit të Federatës së Basketbollit Shqiptar, realizuan një ëndërr të kamotshme të basketbollit në përgjithësi, Ligën Unike, e cila po jep edhe të mirat e saja sepse klubet po kanë më shumë ndeshje dhe që do të ndikojë edhe në rritjen e nivelit.
Fakti më interesant është se basketbolli u bë një model edhe për sportet tjera, si bie fjala tani pingpongu e ka ligën me 8 ekipe.
Një model i mirë i basketbollit po ndiqet edhe nga sportet tjera, sigurisht në një të ardhme të afërt edhe shumë sporte tjera, sidomos individuale do të praktikojnë këtë model të mirë, formimin e Ligës Unike, që do të ishte e mirëseardhur për boksin, mundjen, karatenë etj.
Modeli i mirë merret nga sporte tjera! Liga Unike apo e përbashkët, u nis me këmbë të mbarë nga basketbolli, tani po zgjerohet edhe në sporte tjera!