Kampionët e Milwaukee fituan sot 118-99 ndaj Golden State, në një përballje mes dy ekipesh pretendente për titull këtë sezon në NBA. Diferenca në fushë mes dy ekipeve ishte e madhe, me Bucks që e merituan fitoren.
Lider në fushë ishte MVP, Giannis Antetokounmpo, autor i një “triple double”, me 30 pikë, 12 rebound e 11 asist (Curry vetëm 12 pikë). Gjithsesi, skuadra më e mirë aktualisht në NBA mbetet ajo e Mpmphis, që sot korri fitoren e 11-të radhazi.
Memphis fitoi 116-108 ndaj Minnesota, ndeshje ku u dalluan Bane me 21 pikë e Jackson me 20. Gjithsesi, diferencën e bëri stoli i Memphis, nga ku erdhën 48 pikë. Zhgënjen sërish ekipi i Brooklyn, që u mund thellë në shtëpi nga Oklahoma 130-109.
Humbje që zbret Brooklyn në vendin e tretë në Lindje.
Për Oklahomën u alluan Shai me 33 pikë dhe Dort me 27, duke i bërë të pavlefshme 26 pikët e Harden për Nets. Fiton edhe Denver, 140-108 ndaj Portland, me dyshen Jokic-Barton, që së bashku realizuan 41 pikë.
NBA – Rezultatet e sotme
Milwaukee – Golden State, 118-99
Memphis – Minnesota, 116-108
New Orleans – Clippers, 113-89
Brooklyn – Oklahoma, 109-130
Denver – Portland, 140-108