Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu dhe Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, të hënën mbrëma janë takuar me përfaqësuesit e Klubeve të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.
Ata diskutuan për ecurinë e garave në elitë dhe planet e këtij edicioni.
Stinori pranveror ka filluar vrullshëm në basketbollin e Kosovës, me ndeshje shumë interesante, kurse gjatë muajit Shkurt do të zhvillohet edhe Final 8 i Kupës së Kosovës
Fetahu dhe Dushku kanë shprehur përkrahjen e tyre për klubet, ndërsa të gjithë përfaqësuesit e klubeve janë zotuar për angazhimin e shtuar, që garat në elitë të kenë mbarëvajtje të mirë dhe të rritet cilësia në Art Motion Superligë.