Kupa e Kosovës në basketboll do të zhvillohet ndërmjet datave 9 dhe 13 shkurt.
Diskutimi se në cilin qytet do të zhvillohen ndeshjet e kësaj gare në këtë edicion vazhdojnë ngjallin interesim të madh tek adhuruesit e basketbollit, derisa qyteti i Pejës është përmendur si njëri nga vendet e preferuara.
Megjithatë, kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës Arben Fetahu ka thënë se vendimi final mbi atë se ku do të zhvillohen këto ndeshje do të merret të premten.
“Nesër do të vendosë Bordi i FBK-së për organizimin e Kupës A”, ka thënë Fetahu.
I pyetur nëse qyteti i Pejës është një mundësi konkrete për zhvillimin e kësaj gare, Fetahu u përgjigj duke thënë:
“Është një nga aplikantet më serioze”.