Pas disa raundesh të cunguara më në fund Euroleague i është rikthyre normalitetit, teksa janë luajtur të gjitha ndeshjet e raundit të 22-të.
Skuadra e Barcelonës është mundur 70-64 në Rusi nga Unics Kazan (L.Brown 22 pikë) dhe tashmë ndan kreun me Real Madrid. Skuadra “merengues” fitoi 89-74 ndaj gjermanëve të Alba Berlin (Heurtel 17 pikë).
Në vendin e tretë ngjitet ekipi italian i Armani Milano, që mposhti në Moskë skuadrën vendase të CSKA, me rezultatin 67-57. Fitojnë edhe kampionët në fuqi të Anadolu Efes, që triumfuan në sekondat e fundit 82-81 ndaj Panathinaikos.
Euroleague – Raundi i 22-të
Unics Kazan – Barcelona, 70-64
Zenit st.Petersburg – Monaco, 77-86
Fenerbahce – Zalgiris Kaunas, 73-67
Alba Berlin – Real Madrid, 74-89
Maccabi Tel Aviv – Olympiacos, 84-69
CSKA Moskë – Armani Milano, 57-67
Anadolu Efes – Panathinaikos, 82-81
Baskonia Gasteiz – Bayern Mynih, 77-84
Villeurbanne – Crvena Zvezda, 69-67