Basketbollisti amerikan, Demarkus Kazins, firmosi kontratë 10 ditore me skuadrën e Denver Nagetsin.
Qendra 31 vjeçare, i cili këtë sezon ishte pjesë e skuadrës Milluoki Baks, arrin në Kolorado, ku do të luajë së bashku me Nikolla Jokiqin.
Kazins është vënë në dispozicion të Denverit dhe do të jetë gati për 6 sfidat e ardhshme. Pastaj Denveri do të vendos a do të firmos kontratë deri në fund të sezonit.
Ndryshe në këtë sezon, Kazins në fanellën e Milluokit, mesatarisht ka regjistruar nga 9 pikë dhe 6 kërcime në një ndeshje të NBA-s.
Kujtojmë se Kazins më parë ishte pjesë e Sakramentos, Nju Orlinsit, Golden Stejtit, Hjustonit, Los Anxhelos Klipersit dhe Milluokit.