Bashkimi nga Prizreni sot (17.00) do të përballet me një mungesë kundër Sigal Prishtinës, në ndeshjen e javës së 17-të të Superligës së Kosovës.
Prizrenasit konfirmojnë mungesën e basketbollistit Brandon Averette.
“Ekipit i është kthyer amerikani Julien Lewis, derisa përforcimi i fundit, Brandon Averette, do të mungojë për shkak të dokumentacionit.
Ndeshja do të luhet pa shikues, sipas masave të reja anticovid”, njofton KB Bashkimi.