Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) më 1 nëntor 2021 e ka emëruar Vlora Brahën si Person Kontaktues për Integritet (SPOC) në FBK.
Kjo pozitë është krijuar me kërkesë të Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA).
Në Shtator 2021, Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku e ka përfunduar me sukses programin e FIBA-s të ashtuquajtur SWISH, që ka qenë i fokusuar në zhvillimin e Integritetit në Sport në Federatat Nacionale.
Pas përfundimit të këtij programi, FIBA ka kërkuar nga Federatat Nacionale, gjegjësisht anëtaret e saj, krijimin e pozitës së SPOC-ut dhe kështu ka vepruar edhe Federata e Basketbollit të Kosovës, duke e emëruar ish-basketbollisten e shumëtrofeshme Vlora Braha.
Vlora Braha gjithashtu është pjesë e misionit paqeruajtës të KFOR-NATO-s në Kosovë, në të cilin punon tash e mbi 20 vjet si përkthyese.